Politika e cookie-ve
Përditësuar së fundmi:
Kjo faqe rendit gjithçka që faqja shkruan në pajisjen tuaj, përse e bën dhe si mund të ndërroni mendje. Para pëlqimit tuaj nuk ngarkohet asnjë mjet matjeje a marketingu: faqja që po lexoni punon vetëm me cookie teknike.
01Ç’janë
Cookie-t janë skedarë të vegjël që një faqe i ruan në pajisjen e vizitorit. Pranë tyre shfletuesi ofron edhe hapësira të tjera kujtese, si localStorage: në thelb është e njëjta gjë dhe prandaj i trajtojmë njësoj.
Cookie-t teknike janë ato pa të cilat faqja nuk do të punonte siç e pritni, dhe ligji nuk kërkon pëlqim për to. Të gjitha të tjerat kërkojnë një zgjedhje me dije nga ana juaj, që këtu mund ta jepni ose ta refuzoni pa asnjë pasojë për lundrimin.
02Çfarë përdorim
| Emri | Kush e shkruan | Lloji | Kohëzgjatja | Qëllimi |
|---|---|---|---|---|
| up-theme | upholding.it | Ruajtje vendore | Derisa të pastrohet shfletuesi | Mban mend nëse zgjodhët temën e çelët apo të errët. |
| up-consent | upholding.it | Cookie | 6 muaj | Ruan zgjedhjen që bëtë në njoftimin e cookie-ve. |
| _ga, _ga_* | Google Ireland Ltd. | Cookie | Deri në 2 vjet | Google Analytics 4: statistika të përmbledhura për faqet e para, me IP të anonimizuar. |
| _clck, _clsk | Microsoft Ireland | Cookie | Deri në 1 vit | Microsoft Clarity: harta nxehtësie dhe seanca të përmbledhura, nëse aktivizohet. |
| _fbp | Meta Platforms Ireland | Cookie | Deri në 3 muaj | Meta Pixel: matje e fushatave. Ngarkohet vetëm me pëlqimin për marketing. |
| li_sugr, UserMatchHistory | LinkedIn Ireland | Cookie | Deri në 6 muaj | LinkedIn Insight Tag: matje e fushatave. Ngarkohet vetëm me pëlqimin për marketing. |
Mjetet e matjes dhe të marketingut janë në tabelë sepse faqja është e përgatitur për to, por rrinë të fjetura derisa t’i lejoni: pa pëlqim kodi i tyre as nuk shkarkohet.
03Cookie teknike
Mbajnë mend temën që keni zgjedhur dhe vendimin që morët te njoftimi. I shkruajmë vetë, nuk dalin nga faqja dhe nuk lejojnë t’ju identifikojmë.
04Cookie matjeje
Me pëlqimin tuaj përdorim Google Analytics 4 me adresë IP të anonimizuar dhe me funksionet e reklamave të fikura, që të kuptojmë cilat faqe janë të dobishme dhe cilat jo. Të dhënat janë të përmbledhura: na thonë sa veta e panë një faqe, jo kush.
05Cookie marketingu
Shërbejnë për të matur efektin e fushatave reklamuese në kanale të palëve të treta. Janë kategoria më ndërhyrëse dhe prandaj rrinë të fikura që në fillim: nëse nuk i ndizni, kodet nuk ngarkohen fare.
06Si të ndërroni mendje
Zgjedhjen mund ta rishikoni në çdo kohë me butonin më poshtë: vendimi i ri e zëvendëson të vjetrin dhe, nëse hiqni një pëlqim, e ringarkojmë faqen që matja të pushojë vërtet.
Mundeni edhe t’i fshini ose t’i bllokoni cookie-t nga rregullimet e shfletuesit. Mbani parasysh se bllokimi edhe i atyre teknike mund t’i pengojë disa pjesë të faqes të punojnë.